Blero dhe gruaja e tij, Eronita, po jetojnë ditët më të bukura të jetës së tyre.
Pasi mirëpritën në jetë djalin e tyre, i cili erdhi në jetë në Sarajevë, çifti ka vendosur të marrë pak kohë për veten dhe të nisë pushimet e para zyrtare në statusin e ri si prindër.
Nga kryeqyteti i Bosnjës ku u bekuan me djalin, çifti ka ndryshuar destinacion duke udhëtuar drejt bregdetit. Përmes një postimi të ndarë në llogarinë e tij në Instagram, Blero ka zbuluar se kanë zgjedhur pikërisht Ulqinin për këto ditë relaksi, duke shijuar pamjet mahnitëse të qytetit të vjetër buzë detit.
Ky udhëtim në bregdetin e Ulqinit vjen si një mundësi e artë për dyshen, duke krijuar kujtimet e para të ëmbla tani që familja e tyre u zgjerua. /Prive By Liberta Spahiu



