Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Danja Koka, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të fundit në rrjetet sociale.
Gjithmonë e rezervuar dhe e kujdesshme për ta mbajtur jetën private larg syrit të publikut, këtë herë Danja ka zgjedhur të ndajë një moment më intim.
Pas lajmeve që “pushtuan” mediat muajt e fundit për ndarje dhe ribashkim, një gjë është plotësisht e sigurt: Danja nuk është vetëm.
Në videon e ndarë në Instastory, ajo shihet qartë e mbështetur plotësisht në krahët e një mashkulli, duke shijuar një mbrëmje të ngrohtë. Edhe pse ajo ka zgjedhur të mos ia tregojë fytyrën për të ruajtur privatësinë, pamjet flasin vetë. Dora e saj e vendosur ëmbël mbi krahun e tij tregon afrimitetin e madh mes tyre, teksa postimi është shoqëruar me këngën romantike “Kiss Me” dhe shkrimin “Netë vere”.
Ky postim i fundit konfirmon se ajo po shijon lumturinë “vetë e dyta” dhe se po e jeton pafund këtë periudhë të saj. /Prive By Liberta Spahiu



