Ish-konkurrenti i BBVK, Eduart Kuqi, ka tërhequr gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale që nga dita e djeshme, kur ndau pamje pranë një makine të zezë luksoze.
Menjëherë në rrjet plasën dyshimet e para, ku shumë ndjekës aluduan se kjo makinë mund të ishte thjesht me qira për sy e faqe.
Megjithatë, e vërteta e dokumentuar ka dalë në dritë falë një postimi të bërë nga vetë Edi. Në imazhin e publikuar, ai ka treguar dokumentet zyrtare të automjetit të lëshuara në Zvicër, ku shihet qartë mbiemri “Kuçi” i shkruar në letër, duke ironizuar zërat me shkrimin “rent a car Kuci”.
Nga ajo që dallohet qartë në dokumentin e zbuluar, familja Kuçi ose vetë ai, është bërë pronar i një supermakine të tipit McLaren 720S Coupe. Kjo makinë njihet si një nga mjetet më të shpejta dhe më ekskluzive në tregun e modës së shpejtësisë, me dyer që hapen lart.
Kur bëhet fjalë për çmimin, një xhevahir i tillë i rrugëve nuk është aspak i lirë. Çmimi i një McLaren 720S Coupe të përdorur apo të re sillet afërsisht nga 200,000 deri në mbi 300,000 euro, varësisht nga viti i prodhimit dhe paketa e modifikimeve që ka mjeti. Një investim mjaft i marrosur ky që dëshmon se gjërat po i ecin mjaft mirë ish-protagonistit të ekranit!
E vozitsh në ditë të mbara Edi! /Prive By Liberta Spahiu




