Të shumtë ishin ata që u mblodhën këtë të mërkurë në LIT Club për të festuar një moment mjaft të veçantë. Mes gotave të ngritura për dollinë e radhës dhe momentit kulminant të prerjes së tortës, ky 4-vjetor i njërës prej adresave më të njohura të jetës së natës në kryeqytet vjen në një moment të qetë pjekurie.
Nuk ka qenë e lehtë mbijetesa në një treg ku klubet shpesh hapen dhe mbyllen brenda një sezoni, por LIT duket se ka gjetur ritmin e tij ideal. Pa u munduar të shpikë rrotën, ky ambient ka mbajtur një standard të qëndrueshëm që njerëzit tashmë e njohin dhe i besojnë verbërisht për një natë të mirë argëtimi.
Por si e gjen saktësisht LIT CLUB-in ky 4-vjetor nga këndvështrimi i atyre që qëndrojnë prapa tij?
Ekipi i Prive by Liberta Spahiu ishte i pranishëm për të ndjekur nga afër çdo detaj të kësaj feste, ku menaxheri i klubit u shpreh i lumtur për rrugëtimin e deritanishëm dhe falënderoi klientelën besnike që ka qenë shtylla kryesore e suksesit të tyre në këto katër vite operim në treg.
Ndërkohë, prezent këtë mesjavë në festimet e përvjetorit ishte edhe gazetari i njohur Arbër Zeka. Si dikush që e njeh jashtëzakonisht mirë panoramën e showbizit dhe argëtimit në vend, ai mendon se sekreti që e etabloi LIT-in në peizazhin e jetës së natës është thjesht fryma e re që solli që në hapat e parë.
Gjatë bisedës, Arbri foli për ndikimin pozitiv që ky klub ka pasur në kryeqytet, duke theksuar se qëndrueshmëria e standardit të tyre është ajo që i mban njerëzit të rikthehen gjithmonë.
Me verën që ka hyrë zyrtarisht, klubi mbetet pa dyshim zgjedhja e parë për një pjesë të mirë të diasporës që kërkon një ambient ku dihet saktësisht se çfarë e pret. Duket se edhe këtë sezon, formula e suksesit nuk ka pse të ndryshojë. Në deklaratën e tij të dytë, gazetari shtoi se pikërisht ky mikpritje e ngrohtë dhe menaxhim i mirë e bëjnë LIT-in stacionin e padiskutueshëm të argëtimit për të gjithë ata që vijnë për pushime në vendlindje.
Labinot Tahiri ndez atmosferën e përvjetorit
E për një përvjetor të këtyre përmasave, natyrisht që duhej dikush që e njeh mirë pulsin e publikut dhe di si të krijojë festë të paharrueshme. Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri ishte i ftuari special i kësaj mbrëmjeje magjike, duke sjellë saktësisht atë për të cilën ishte ftuar: muzikë pa ndërprerje, hite të padiskutueshme dhe një energji jashtëzakonisht të lartë që i mbajti të gjithë në këmbë deri në orët e vona. /Prive By Liberta Spahiu


