Reperi i njohur shqiptar, Dardan, dhe partnerja e tij, Hava, kanë përjetuar emocionin më të bukur të jetës!
Çifti janë bërë prindër për herë të parë, duke e ndarë këtë gëzim të madh me të gjithë ndjekësit e tyre.
Përmes një postimi të përbashkët në rrjetin social Instagram, çifti ka njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.
Ata kanë zbuluar gjithashtu se janë bërë prindër të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin e shkurtër dhe mjaft të bukur, Dean. “Mirësevjen Dean “, ka shkruar Hava krahas fotos.
Postimi u mbush menjëherë me mijëra pëlqime dhe komente urimi nga miqtë, kolegët dhe fansat e çiftit, të cilët i urojnë jetë të gjatë dhe të lumtur të porsalindurit, Dean.
Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


