Sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare dhe një prej emrave më të përfolur të futbollit këtë sezon, Rey Manaj, po shënon golin më të rëndësishëm në jetën e tij personale. Pak muaj më parë, mediat zbuluan se futbollisti i suksesshëm kishte gjetur dashurinë dhe ishte në një lidhje romantike me një vajzë nga Kosova, të quajtur Arbiona.
Por, duket se gjërat kanë ecur me një shpejtësi të bukur dhe nga dyshja tashmë vijnë lajme edhe më të ëmbla. Burime të sigurta dhe ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu kanë konfirmuar se Arbiona është në pritje të ëmbël dhe çifti po bëhet me fëmijë për herë të parë.
Dëshmitarë okularë i kanë treguar redaksisë sonë se dyshja janë parë së fundmi në publik në jug të Shqipërisë, duke u dukur tejet të lumtur dhe fort të dashuruar me njëri-tjetrin.
Por, si do të përmbyllet ky vit për futbollistin e njohur?
Materialin e plotë e gjeni në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu


