Pas një pauze, Enca ka njoftuar rikthimin e saj në muzikë, duke i dhënë fund pritjes së ndjekësve. Përmes një postimi të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo ka njoftuar se po përgatitet të sjellë projektin e ri muzikor për këtë sezon.
Në “InstaStory”-n e publikuar së fundmi në sfond të zi, artistja ka zbuluar ekskluzivisht titullin e këngës, e cila do të mbajë emrin “Vasha”. Kjo tregon se projekti është tashmë në fazat e tij finale ose plotësisht i përfunduar, gati për t’u lançuar.
Krahas titullit, Enca nuk ka ngurruar të bëjë një paralajmërim të fortë dhe plot vetëbesim. Ajo e ka përshkruar projektin me fjalët “Kënga juaj e verës 2026”, duke premtuar kështu se “Vasha” do të jetë një hit ritmik veror që do të dëgjohet kudo gjatë muajve të nxehtë.
Tashmë mbetet vetëm të presim për datën e publikimit, por një gjë është e qartë: Enca synon të dominojë sërish listat muzikore të kësaj vere. /Prive By Liberta Spahiu



