Këngëtari i njohur Jozefin Marku, i njohur gjerësisht nga publiku si Jozi, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Top Arena”.
Gjatë një interviste përballë Brikenës, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka ndarë me ndjekësit detaje të reja rreth jetës së tij private.
Gjatë bisedës, Brikena e ka pyetur hapur: “A je single?”. Pa hezituar, Jozi u përgjigj: “Po, momentalisht jam single”, duke konfirmuar zyrtarisht se aktualisht nuk është në një marrëdhënie.
Kjo deklaratë e artistit vjen pothuajse një vit pasi ai vetë kishte konfirmuar se ishte në një lidhje dashurie me një vajzë që nuk ishte fytyrë publike.
Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “BBVA”, ku ai dhe Loredana ndanë rrugët, Jozi nisi një romancë të re larg vëmendjes mediatike. Megjithatë, siç duket nga deklarata e tij e fundit, kjo histori ka marrë fund dhe këngëtari është sërish single.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


