Sezoni i tretë i “Ferma VIP” u mbyll me sukses dhe ishte një projekt tejet ambicioz që solli një standard të ri, marrë parasysh përfshirjen e emrave me peshë si Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj.
Mirëpo, ajo që pasoi finalen ishte një furtunë dilemash në rrjetet sociale.
Postimi përmbyllës i Arbanës fliste gjerë e gjatë për sfida dhe vështirësi të papritura.
Siç raportoi Prive By Liberta Spahiu, ajo ra në sy për mungesën e saj në festën pas Prime-t, në festën e madhe të së nesërmes, madje edhe në xhirimet e Post Prime. Çuditërisht, në atë festë të madhe emri i saj nuk u përmend as si falënderim.
Redaksia jonë mëson se kanë ekzistuar mospajtime brenda produksionit për rrjedhën e programit gjatë transmetimit.
Por, a do të ndikojnë këto mospajtime në vazhdimësinë e saj në ‘Ferma VIP’ sezonin e ardhshëm?
Detajet e plota i kuptoni në materialin e poshtëm në rubrikën ‘E vërtetë, e pavërtetë’. / Prive By Liberta Spahiu


