Prej disa vitesh, Don Xhoni ka zgjedhur të jetë prezent në tregun muzikor kryesisht përmes këngëve teke dhe bashkëpunimeve që janë kthyer shpejt në të preferuarat e klubeve. Por këtë vit, struktura e tij e publikimeve ka marrë një formë më të gjerë dhe më të organizuar.
Fakti që reperi po vjen me një album nuk është më një surprizë e re. Ai e nisi zyrtarisht fushatën e këtij projekti që në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur lansoi “Ghetto”, këngën që shërbeu si projekti i parë hapës i albumit. Që pas atij publikimi, fansat kanë qenë në pritje për të parë se çfarë do të pasonte dhe si do të vazhdonte rrjedha e këtij materiali.
Tani, duket se pritjes po i vjen fundi. Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, puna intensive në studio ka përfunduar dhe publikimi i plotë i albumit është afruar ndjeshëm. Lansimi i tij nuk është më një plan i largët, por tashmë mbetet thjesht çështje javësh, ose ndoshta edhe ditësh.
Ndryshe nga vera e kaluar ku fokusi ishte tek një këngë e vetme sezonale, këtë herë ai po sjell një pako të plotë muzikore për publikun. Me detajet e fundit logjistike që po rregullohen nga ekipi i tij, mbetet vetëm të presim njoftimin për datën zyrtare se kur do të jetë i disponueshëm i gjithë projekti në platformat digjitale për t’u dëgjuar i plotë. /Prive By Liberta Spahiu


