Pas fejimit që u bë publik në gusht të vitit 2025, Taylor Swift dhe Travis Kelce po hyjnë në fazën finale të përgatitjeve për dasmën e tyre.
Thashethemet fillestare për 13 qershor në Rhode Island nuk u vërtetuan, pasi çifti u pa duke kaluar atë ditë në Nju Jork.
Tani vëmendja është drejtuar drejt 3 korrikut 2026, kur sipas New York Times dhe burimeve të tjera pritet të zhvillohet eventi kryesor në Madison Square Garden.
Më 2 korrik do të ketë një mbledhje më të vogël me rreth njëqind persona, ndërsa më 3 korrik do të vijë festimi i madh me mbi një mijë të ftuar.
Lejet për mbylljen e rrugëve rreth arenës janë paraqitur tashmë dhe përgatitjet po vazhdojnë me masa të rrepta sigurie, përfshirë ftesa elektronike të shoqëruara me marrëveshje konfidencialiteti.
Thashethemet po vlojnë dhe lista e të ftuarve po e bën këtë ngjarje të duket si një tubim i vërtetë yjesh.
Mes miqve të ngushtë të Taylor spikat aktorja Zoë Kravitz, e cila sjell një dinamikë interesante pasi aktualisht është e fejuar me Harry Styles, i njohur si një nga dashuritë e hershme të këngëtares.
Një tjetër mikeshë e pritur është Suki Waterhouse, e shoqëruar nga partneri i saj, aktori Robert Pattinson. Nga rrethi muzikor nuk do të mungojnë Ed Sheeran dhe producenti Jack Antonoff së bashku me partneren e tij, aktoren Margaret Qualley.
Për të shtuar shkëlqimin e ceremonisë, raportohet se në listë bëjnë pjesë edhe Princi William me Kate Middleton, si dhe prezantuesi i njohur britanik Graham Norton.
Stevie Nicks dhe Tim McGraw thuhet se do të ngjiten në skenë për të performuar live gjatë festimeve.
Nga ana e Travis, vëmendja bie te vëllai Jason Kelce dhe kunata Kylie, ylli i NFL George Kittle me bashkëshorten Claire, si dhe trajneri i Kansas City Chiefs, Andy Reid.
Çifti po mban fshehtësi totale dhe asnjë konfirmim zyrtar nuk është dhënë ende, por përgatitjet në terren tregojnë se kjo do të jetë një nga ngjarjet më të ndjekura të showbizit këtë verë. /Prive By Liberta Spahiu


