Aktori i njohur i humorit, dhe ish-banori i BBVK, Rezart Veleshnja, duket se ka nisur një kapitull të ri dhe mjaft të lumtur në jetën e tij private.
Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, ai ka ndarë me ndjekësit një moment tejet romantik, duke lënë të kuptohet se zemra e tij është tashmë e zënë.
Në një video të publikuar nga makina, aktori shihet duke mbajtur dhe puthur me ëmbëlsi dorën e një vajze.
Edhe pse Veleshnja ka zgjedhur të tregohet i kujdesshëm duke mos zbuluar asnjë detaj rreth identitetit apo fytyrës së partneres së tij, gjesti i ngrohtë flet vetë.
Me këtë veprim, ai ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje dashurie, duke zgjuar menjëherë kuriozitetin e fansave dhe të mediave rozë se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.
/Prive By Liberta Spahiu



