Këngëtarja Kida vjen me “Inati & Taka” për këtë verë, duke dëshmuar edhe një herë se sezoni i nxehtë nuk mund të imagjinohet pa zërin dhe ritmet e saj. S
i gjithmonë, ajo na surprizon me frymën e freskët, energjinë dhe meloditë unike që përshtaten aq mirë me atmosferën verore.
Këtë herë, ajo ka zgjedhur të sjellë dy këngë të bëra bashkë në një projekt të vetëm, videoklipi i të cilit vjen me një vizual mjaft estetik dhe të kuruar deri në detaje.
Pjesë e këtij klipi janë edhe dy personazhe shumë të njohura për publikun: moderatorja Sara Kolami, si dhe influencuesja Aneta Beri.
Vajzat sjellin një atmosferë plot stil dhe një vibe mjaft të këndshëm, duke plotësuar më së miri imazhin e projektit.
“Inati & Taka” tashmë është publikuar dhe pritet të jetë kolona zanore e këtij sezoni veror. /Prive By Liberta Spahiu


