Ylli ka ndarë së fundmi disa sekuenca nga studioja muzikore, duke treguar momentet e punës dhe realizimit të këngës “Faj” para se ajo të merrte formën përfundimtare.
Kujtojmë që ky projekt, i cili është pjesë e albumit të tij “TSN”, është lansuar para disa muajve dhe u mirëprit mjaft mirë nga publiku që në ditët e para të publikimit.
Përtej këtyre momenteve të shkëputura nga studioja, vëmendja e artistit aktualisht është e gjitha te koncertet e tij të radhës që pritet të mbahen gjatë këtij muaji.
Ylli po bëhet gati të ngjitet në skenë më 17 korrik në ARM Stadium në Shkup, për të vijuar më pas në Prishtinë.
Ai do të jetë i pranishëm në parkingun e Prishtina Mall për dy netë radhazi, më 24 dhe 25 korrik, ku pritet të interpretojë para publikut të dy kryeqyteteve hitet e tij më të njohura. /Prive By Liberta Spahiu
@ylllimaniiMAKING OF “FAJ”


