Për të gjithë ata që e duan kuzhinën aziatike, WokWok mbetet një prej adresave kryesore në kryeqytet.
I njohur për konsistencën në shije dhe cilësi, ky restorant i dedikuar ndaj noodles dhe sushi-t vazhdon të jetë zgjedhja e parë e qytetarëve që kërkojnë një ambient të këndshëm dhe pjata të përgatitura me kujdes e përbërës të freskët.
View this post on Instagram
Për t’u qëndruar sa më afër klientëve, restoranti operon në dy pika mjaft strategjike të Prishtinës. Ju mund t’i vizitoni ata në Lakrishtë, që është një zonë mjaft e frekuentuar për dreka dhe takime, si dhe në Prishtina Mall, ku mund të shijoni menunë e tyre të pasur gjatë fundjavës apo pas blerjeve.
View this post on Instagram
Përveç eksperiencës që ofrojnë brenda hapësirave të tyre, WokWok e bën shumë të lehtë shijimin e menusë edhe nga komoditeti i shtëpisë apo i zyrës. Përmes platformës Wolt, ju mund të porosisni me lehtësi të gjitha pjatat e tyre të njohura, nga setet e sushit te kombinimet e ngrohta të noodles, duke siguruar të njëjtën cilësi sikur po i shijonit në restorant.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


