Pak javë pasi u bë baba për herë të dytë, këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka vendosur t’i nënshtrohet një ndryshimi të rëndësishëm në pamjen e tij të jashtme.
Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, është bërë e ditur se ai ka vizituar klinikën e njohur të flokëve, “Ozone Hair Clinic”, ku artisti tashmë ka përfunduar me sukses ndërhyrjen për mbjelljen e flokëve.
Për këtë ndryshim mjaft personal dhe të rëndësishëm, Blero ka vendosur t’ua besojë flokët e tij profesionistëve të kësaj klinike, të cilët njihen si një ndër ekipet më të rregullta dhe më të besueshme në Kosovë për këtë fushë.
Ky hap tregon kujdesin e tij të shtuar ndaj imazhit publik, duke zgjedhur një adresë të sigurt për të marrë rezultatin e dëshiruar.
“Ozone Hair Clinic” ka arritur të ndërtojë një emër të mirë në tregun vendas falë punës konsistente dhe kujdesit të treguar ndaj pacientëve.
Me një ambient modern dhe një ekip që udhëhiqet nga standarde të larta mjekësore e estetike, klinika po dëshmon se ofron trajtime profesionale dhe të sigurta, duke u bërë zgjedhja e parë jo vetëm për qytetarët e thjeshtë, por edhe për figura të njohura të ekranit.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


