Adelina Thaçi ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim mjaft të ndjerë për babanë e saj, aktorin e madh të humorit Rasim Thaçi – Cima, i cili sot do të festonte ditëlindjen.
Përmes një postimi në Instagram Story, Adelina ka ndarë një imazh të veçantë të të atit nga fusha e tenisit, ku ai shfaqet plot gjallëri dhe me buzëqeshjen që e karakterizonte gjithmonë.
Krahas kësaj fotoje nostalgjike, ajo ka zgjedhur fjalët më të bukura për të shprehur mallin dhe dashurinë e pashuar:
“Babë, Gëzuar ditëlindjen! 🤍🕊️ Çdo foto e jotja flet shumë… Plot jetë, energji, humor! ❤️”
Rasim Thaçi – Cima vazhdon të mbetet një prej figurave më të dashura për publikun shqiptar, e mbi të gjitha, i paharrueshëm për familjen që e kujton me krenari në çdo përvjetor.
Kujtojmë se po bëhen plot 5 vite që kur ikona e humorit u nda nga jeta, duke lënë pas një zbrazëti të madhe në skenën artistike, por edhe një trashëgimi të pasur që nuk do të harrohet kurrë. /Prive By Liberta Spahiu



