Rihanna ka dhuruar një nga momentet më elektrizuese të vitit duke u ngjitur papritur në skenë gjatë natës përmbyllëse të koncertit të Jay-Z në stadiumin legjendar “Yankee Stadium”.
Ajo performoi hitet e saj të padiskutueshme “B*tch Better Have My Money” dhe “Run This Town”, duke u shndërruar menjëherë në kryefjalën e mbrëmjes.
Rihanna performing “Bitch Better Have My Money” 😭😭😭 pic.twitter.com/BitWwfzw8h
— 𝖌𝖆𝖇 (@gabgonebad) July 13, 2026
Kjo shfaqje shënon një nga paraqitjet e saj të rralla live në vitet e fundit, çka ka ndezur rrjetin. Videot e performancës u shpërndanë me shpejtësi në internet, ku fansat anembanë botës thurën elozhe për energjinë dhe prezencën e saj magnetike në skenë. E veshur me një kostum skenik mjaft mbresëlënës, ylli i popit u prit me brohoritje të panumërta nga mijëra të pranishmit që kënduan në kor me të gjatë gjithë kohës.
Surpriza e Rihanës erdhi në natën e tretë dhe të fundit të serisë së koncerteve të Jay-Z, të titulluar “Extra Innings”. Edhe pse mbrëmja nisi rreth 4 orë me vonesë për shkak të dyndjes masive të fansave në dyert e stadiumit, pritja ia vlejti. Kjo maratonë koncertesh festoi gurët e themelit të karrierës së reperit: nata e parë shënoi 30-vjetorin e albumit Reasonable Doubt me të ftuar si Beyoncé, Blue Ivy Carter, Nas dhe Alicia Keys, ndërsa nata e dytë nderoi 25-vjetorin e The Blueprintme ndihmën e Eminem dhe Pharrell.
Ngjitja e Rihanës në skenë vulosi këtë ngjarje historike, duke risjellë në vëmendje një nga bashkëpunimet më të forta në historinë e muzikës.
Jay-Z ka luajtur një rol kyç në zbulimin dhe lançimin e karrierës së saj që kur e nënshkroi atë në “Def Jam Recordings”, dhe që nga ajo kohë, dyshja ka ndarë suksese të shumta përmes shtëpisë menaxhuese “Roc Nation”. /Prive By Liberta Spahiu
Rihanna & Jay-Z performing “Run This Town” at Yankee Stadium tonight. pic.twitter.com/gjHGMFdiP3
— 𝖌𝖆𝖇 (@gabgonebad) July 13, 2026


