Malli për vendlindjen dhe vështirësia e rikthimit në gurbet është një ndjenjë e njohur për çdo mërgimtar.
Modelja Diana Avdiu, e cila jeton në Stokholm, e ka rikonfirmuar këtë përmes një postimi të fundit.
Në një foto të publikuar nga ajo në InstaStory, shfaqet pyetja: “A kthehet tash prej Kosove?”, ndërsa përgjigjja e saj e shkurtër, por e prerë, ishte vetëm: “Jo.”
Kjo përgjigje pasqyron dëshirën e saj të madhe për të qëndruar sa më gjatë në atdhe.
Ky vit ka qenë jashtëzakonisht i veçantë për Dianën dhe partnerin e saj, Argjentin, pasi ata janë bërë prindër për herë të parë të një djali të quajtur Gjon.
Pushimet në Kosovë pranë familjarëve, së bashku me anëtarin më të ri të familjes, e bëjnë edhe më të vështirë mendimin për t’u rikthyer në Stokholm.
/Prive By Liberta Spahiu



