Kim Kardashian sapo ka thyer rrjetin duke konfirmuar në mënyrën më të bukur romancën e saj me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Për herë të parë, ylli i reality show-t ka ndarë me ndjekësit imazhe të përbashkëta ku shihen krah për krah, duke dëshmuar se piloti i njohur është tashmë pjesë e rrethit të saj më të ngushtë familjar.
Ky reagim i ëmbël vjen fill pas zërave të shumtë që qarkulluan me shpejtësi në rrjet. Përdoruesit e Instagramit kishin vënë re se dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në këtë platformë (unfollow), gjë që bëri që shumë njerëz të supozonin se lidhja e tyre kishte përfunduar.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e deklaroi ndarjen, dhe siç u raportua më vonë, ky detaj nuk tregonte domosdoshmërisht një krizë.
Hamilton ka ndjekur prej kohësh një qasje shumë specifike me llogarinë e tij në Instagram, duke mbajtur në listën e ndjekjeve pothuajse ekskluzivisht marka dhe brende të ndryshme, e jo profile personale.
Tashmë, çdo dyshim është shuar.
Përmes një postimi në Instagram, 45-vjeçarja ka zbuluar disa nga momentet më të bukura të pushimeve pranë një liqeni, ku familja u mblodh për të festuar Ditën e Pavarësisë.
Në mesin e shumë fotografive, ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e miliona ndjekësve ishte një selfie ku Kim pozon pranë 41-vjeçarit Hamilton dhe vajzës së saj tetëvjeçare, Chicago.
Ky është imazhi i parë publik i çiftit së bashku me një nga fëmijët e saj, çka tregon se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.
Bashkëthemeluesja e “SKIMS” tregoi gjithashtu se po shijon në maksimum rolin e mamasë, duke ndarë momente të tjera ku shfaqen edhe fëmijët e saj të tjerë, North 13 vjeç, Saint 10 vjeç dhe Psalm 7 vjeç.
“Verë në liqen me njerëzit e mi të preferuar”, ka shkruar ajo krahas postimit që mori menjëherë pëlqime të panumërta.
View this post on Instagram
Por detajet që konfirmojnë harmoninë mes dyshes nuk u ndalën me aq.
Vetë Lewis Hamilton ka postuar një video në rrjetet e tij sociale ku shihet duke bërë surf në liqen, dhe në sfond dëgjohet qartë zëri i Kim-it.
Ajo jo vetëm që shfaqet pranë tij, por dëgjohet duke brohoritur dhe duke e mbështetur me plot energji partnerin e saj në çdo lëvizje mbi ujë.
Duket se gjërat mes Kim dhe Lewis po shkojnë më mirë se kurrë, dhe ky reagim i parë i përbashkët e konfirmon më së miri këtë.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


