Xhuli, po shijon çdo moment të periudhës më të bukur të jetës së saj. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram një nga ato momentet tipike dhe mjaft simpatike me të cilat përballet çdo grua shtatzënë: nepsin e natës së vonë!
Përmes një videoje të ndarë në Instastory, e veshur me robdishamber dhe e gjitha e natyrshme nga kuzhina e saj, Xhuli ka zbuluar fiksimin e saj të fundit. Bëhet fjalë për asgjë më pak se… trangujt turshi! Ajo ka treguar se ky është kthyer në një “ritual” të pandryshueshëm të mbrëmjeve të saj.
“Problemi jem çdo mbrëmje që po e ha, definitivisht u kënaqa,” u shpreh ajo me humor para kamerës duke shijuar turshitë.
Më tej, Xhuli ka treguar edhe historinë e këndshme pas këtij kavanozi. Ajo zbuloi se i kishte provuar këta tranguj te një shoqe e saj, dhe nëna e kësaj të fundit, ia kishte dhuruar një kavanoz të përgatitur enkas për të, për t’i plotësuar nepsin e shtatzënisë.
Kujtojmë se Xhuli do të bëhet nënë për herë të parë shumë shpejt. Ajo është në pritje të ëmbël të binjakëve, një shtatzëni që erdhi me metodën IVF, të cilin ka zgjedhur ta ndajë hapur me publikun duke u kthyer në forcë për shumë gra të tjera. /Prive By Liberta Spahiu


