Tom Holland mund të jetë një nga aktorët më të famshëm dhe më të dashur të momentit në mbarë botën, por siç duket, as statusi i “Spider-Man” nuk të shpëton gjithmonë nga injorimi. Gjatë një paraqitjeje të fundit në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Holland ka ndarë me publikun një histori sa qesharake, aq edhe të sikletshme rreth përpjekjes së tij për t’u lidhur me yllin norvegjez të futbollit, Erling Haaland.
Gjithçka nisi gjatë garës së Formula 1 në Çmimin e Madh të Monakos (Monaco Grand Prix). Kur prezantuesi Jimmy Fallon e pyeti aktorin nëse ishte e vërtetë një thashethem që qarkullonte në rrjetin social X (ish-Twitter)—ku thuhej se Haaland nuk para sheh filma dhe kishte menduar se Holland ishte thjesht një person i zakonshëm.
Tom Holland e pranoi të vërtetën me mjaft sportivitet.
“Isha në Monako duke ndjekur garën e Lewis Hamilton dhe e pashë Haaland-in. Ai ishte në një lozhë VIP (hospitality suite) përballë meje. Mendova me vete: ‘Po e provoj një herë fatin’. Dhe i dërgova një mesazh,” tregoi Holland duke qeshur.
Për fatin e keq të yllit të Marvel, mesazhi i tij nuk mori kurrë një përgjigje nga sulmuesi i Manchester City-t. Megjithatë, aktori e mori këtë situatë me shumë humor dhe pa mbajtur mëri.
“Po ju them diçka — kjo është saktësisht lloji i përvojës përulëse që është shumë e rëndësishme për ne aktorët,” u shpreh ai me batutë, duke shkaktuar të qeshura në publik.
.@TomHolland1996 slid into @Erling Haaland’s DMs and he didn’t respond 😭 #FallonTonight #FIFAWorldCup pic.twitter.com/LTXWMRYmZE
— The Tonight Show (@FallonTonight) July 14, 2026
Edhe pse Holland mbeti pa përgjigje, pretendimi se Haaland nuk di asgjë për botën e filmit nuk është plotësisht i saktë. Futbollisti njihet si fans i aktorit tjetër të famshëm, Channing Tatum. Në një video që u bë virale kohë më parë, një krijues i dhuroi Haaland-it një kukull të vogël që i ngjante atij, por me flokë të shkurtër. Reagimi i menjëhershëm i futbollistit ishte: “Ku janë flokët? Kjo duket si Channing [Tatum].” Madje, Haaland e ndjek aktorin edhe në rrjetet sociale.
Megjithatë, profili i Haaland në Instagram mbetet kryesisht i fokusuar te sporti. Në listën e tij të ndjekësve nuk ka shumë emra të njohur nga Hollivudi apo personazhe të televizionit si familja Kardashian dhe Jenner, ndonëse mund të hasen disa yje të muzikës latine si Shakira dhe J Balvin.
Në fund të fundit, Tom Holland nuk është i vetmi personazh i famshëm që kërkon vëmendjen e Haaland. Norvegjezi është kthyer në një nga figurat më popullore dhe më të kërkuara në botën e sportit dhe të showbiz-it global. /Prive By Liberta Spahiu


