Përplasja mes Doresës dhe Jona Krasniqit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas akuzave të ndërsjella për bullizim që kanë bërë bujë ditëve të fundit në rrjetet sociale.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova 5”, Jona deklaroi se dëshiron të flasë me Doresën pasi të dalë nga shtëpia, për të sqaruar çështjet mes tyre.
Ndërkohë, sot Doresa ka realizuar një sesion pyetje-përgjigjesh në Instagram, ku një ndjekës e ka pyetur nëse do të vazhdojë të flasë për çështjen me Jonën.
“Nuk kam nevojë të dëshmoj asgjë apo të justifikohem. Gjithçka që keni parë ka qenë gjithmonë ‘veprim si reagim’, dhe të gjitha screenshot-et ishin pikërisht nga grupi i tyre, të cilët ishin të gjithë kundër meje”, është shprehur Doresa.
Ajo ka vazhduar duke thënë se, sipas saj, të tjerët mund të përpiqen t’i shtrembërojnë gjërat, ndërsa ka komentuar edhe mundësinë e një bisede me Jonën pas daljes së saj nga BBVK.
“Por unë tani për tani do të pres dhe do të shoh, derisa ajo të dalë, sepse ajo dëshiron të bëjë një bisedë me mua, gjë që e konsideroj shumë të arsyeshme”, ka shtuar ajo.
Kujtojmë se Doresa, në një intervistë ekskluzive për Prive by LS, kishte deklaruar se vite më parë kishte tentuar të kontaktonte me Jonën për të biseduar dhe për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre, por sipas saj, Jona nuk kishte pranuar.
Madje, gjatë asaj interviste, Doresa kishte rrëfyer se kishte arritur të komunikonte vetëm me persona nga grupi i Jonës, por jo drejtpërdrejt me të. /Prive By Liberta Spahiu
Kujtojmë se dy vajzat u përballën gjatë spektaklit të BBVK-së, ku diskutuan për akuzat dhe mosmarrëveshjet e tyre, por përballja përfundoi pa një kërkimfalje nga asnjëra palë.
Tashmë mbetet të shihet nëse biseda e paralajmëruar nga Jona do të realizohet dhe nëse dy vajzat do të arrijnë të sqarojnë mosmarrëveshjet e tyre. /Prive By LS



