Genc Prelvukaj, feston sot 45-vjetorin e tij të lindjes.
Për të shënuar këtë përvjetor jubilar, artisti ka ndarë një imazh mjaft të këndshëm krah bashkëshortes së tij, Eni Koçit, gjatë pushimeve të tyre në Budva të Malit të Zi.
Përtej rëndësisë së ditës, Genci ka zgjedhur ta kalojë këtë moment me humorin që e karakterizon. Përmbi fotos ku çifti shihet duke konsumuar nga një pije, ai ka shkruar: “Ditëlindjen unë – Gruaja festën”, duke shkaktuar menjëherë të qeshura dhe reagime të shumta te ndjekësit e tij.
Ky përshkrim epik ka marrë menjëherë vëmendjen e Enit, e cila ka komentuar me emoji duke qeshur me lot dhe duke i lënë një dedikim të ngrohtë partnerit të saj të jetës: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.
Krahas saj, postimi është mbushur me urime të shumta nga miq, kolegë të skenës si Rezarta Shkurta, dhe fansa të cilët i kanë uruar artistit edhe shumë vite të tjera të suksesshme, si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale.
Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


