Përplasja mes Drilon Ramës dhe Amarildo Bakajt është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi këtë herë ishte Amarildo ai që publikoi një video me tone të forta, duke e sfiduar publikisht rivalin e tij.
Në video, Bakaj e akuzoi Drilonin se kërkon vëmendje dhe më pas zhduket nga debati. “Drilon! Nga shkove? Thjesht me bë një video për vëmendje edhe me u zhdukë, s’po dëgjojmë më asnjë send nga ti? Çfarë është kjo? Big Brother?”, shprehet ai.
Më tej, Amarildo e bëri të qartë se, sipas tij, situata nuk ka më kthim pas. “Me mua i ke dy opsione,” thotë ai, ndërsa shton se e ka pranuar përballjen në ring dhe se dëshiron t’i dëshmojë Drilonit se “nuk jam Rambo i internetit, po jam shqiptar i vërtetë dhe luftëtar i vërtetë.”
Ai e mbylli mesazhin me një tjetër sfidë të drejtpërdrejtë: “Ta kam pranuar për në ring… në qoftë se ti s’ke me e pranuar në ring, ta jap besën që kam me t’dalë përballë… Kjo nuk është Big Brother këtu… është realitet!”
Kundërpërgjigjja e Drilonit nuk vonoi. Përmes një InstaStory, ai tha se e kishte pritur prej kohësh këtë moment dhe se nuk jep fjalë kot.
“Unë t’kom prit ty, se nuk e kom pas njet me dhon fjalë pa vlerë. Ta kom kthy edhe mesazhin privat, e ti e din shumë mirë,” shkroi ai.
Driloni shtoi se tani që Amarildo e ka bërë publike pranimin e meçit, ai është më se i gatshëm për përballjen.
“Tash mirë që e pranove edhe njëherë meçin edhe e bone publike. Për mu s’ka problem. Unë jam gati edhe mezi pres me u përballë në ring,” u shpreh ai.
Me deklaratat e fundit nga të dy boksierët, përplasja tashmë duket se ka kaluar nga rrjetet sociale drejt pritjes për një përballje të mundshme në ring. /Prive By Liberta Spahiu 


