Selin Bollati ishte e ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ku foli për eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania 5, format nga i cili doli fituese.
Gjatë bisedës, ajo u kthye te momentet që shënuan qëndrimin e saj në shtëpi, marrëdhëniet me banorët dhe mënyrën se si e përjetoi garën deri në natën finale.
Pak orë pas intervistës, Miri Westside Family publikoi një mesazh në Instagram, i cili u interpretua në rrjet si një reagim i tërthortë ndaj deklaratave për rrugëtimin në format.
Këngëtari shkroi:
“Dhelpra kur nuk i kapi rrushët, sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale, se nuk është turp! Ps. Tfala nga 006-ta.”
Miri nuk e përmendi Selinin me emër, ndaj nuk mund të thuhet me siguri se postimi ishte drejtuar ndaj saj. Megjithatë, koha e publikimit dhe referenca për finalen bënë që mesazhi të lidhej menjëherë me fituesen e edicionit.
Selini dhe Miri kishin një raport të afërt gjatë javëve të para të Big Brother VIP Albania 5, por marrëdhënia e tyre ndryshoi tërësisht me vazhdimin e lojës. Nga aleatë dhe dy prej banorëve më të afërt, ata u shndërruan në kundërshtarët më të mëdhenj të njëri-tjetrit, me debate dhe përplasje të vazhdueshme.
Pavarësisht raportit të tensionuar, të dy arritën deri në dyshen e fundit të finalistëve. Në përfundim, Selini u shpall fituese, ndërsa Miri e mbylli garën në vendin e dytë.
Postimi i fundit i këngëtarit ka rikthyer sërish vëmendjen te raporti i tyre, edhe pse deri tani ai nuk ka sqaruar publikisht se kujt i drejtohej mesazhi. /Prive By Liberta Spahiu



