Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Oriola Marashi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në edicionin e këtij viti të festavilit më të madh në vend, Sunny Hill Festival.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo zbuloi ftesën që ka marrë nga organizatorët për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje gjigante muzikore.
Festivali pritet të nisë nesër dhe do të zgjasë për tri ditë me radhë, përkatësisht më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.
Oriola nuk e ka fshehur entuziazmin e saj për të qenë e pranishme në mesin e turmës dhe artistëve të mëdhenj që do të ngjiten në skenë gjatë këtyre netëve festive.
Mirëpo, përveç gëzimit si e ftuar, Oriola ka bërë edhe një deklaratë të guximshme. Ajo i është drejtuar hapur yllit botëror dhe themelueses së festivalit, Dua Lipa, duke shprehur dëshirën e saj për të mos qenë vetëm një spektatore:
“Vitin e ardhshëm do të performoj,” ka shkruar ajo, duke sinjalizuar se synon skenën e “Sunny Hill” për edicionet e ardhshme.

Kjo kërkesë ose ambicie e saj nuk vjen pa shkak. Kujtojmë se vetëm tri ditë më parë, Oriola lansoi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Lema Lema” në platformën YouTube, një këngë që po merr vëmendje të madhe nga publiku dhe që tregon hapat e saj të sigurt në industrinë e muzikës. /Prive By Liberta Spahiu


