Edicioni i këtij viti i “Sunny Hill Festival” ka thyer çdo rekord interesimi, duke u shpallur zyrtarisht SOLD OUT. Organizatorët kanë konfirmuar se të gjitha biletat për festivalin tre-ditor në Prishtinë janë shitur plotësisht, duke falënderuar publikun për dashurinë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme.
Atmosfera u ndez që në natën e mbrëmshme, ku ylli botëror Katy Perry dhuroi një show të jashtëzakonshëm në skenën kryesore, duke elektrizuar mijëra adhurues që mbushën hapësirën e festivalit. Performanca e saj la mbresa të mëdha te publiku, duke hapur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë festë të madhe muzikore.
Por sipërmarrja festive nuk ndalet këtu, pasi “Sunny Hill” vazhdon edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër me një varg emrash të tjerë gjigandë. Në skenat e festivalit do të ngjiten yje ndërkombëtarë si Lewis Capaldi e Martin Garrix, si dhe artistët më të pëlqyer shqiptarë si Ledri Vula, Buta, MC Kresha, Lyrical Son e shumë të tjerë.
Për të gjithë ata që siguruan biletat me kohë, Sunny Hill Festival premton edhe dy net të tjera të paharrueshme me muzikë, energji dhe spektakël pa fund. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


