Aktorja e njohur turke Ebru Şahin dhe bashkëshorti i saj, basketbollisti i përfaqësueses turke Cedi Osman, kanë tërhequr sërish vëmendjen e medias rozë gjatë pushimeve të tyre verore në Çeşme.
Çifti, i cili preferon ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, është fotografuar duke shijuar detin dhe diellin në bregdet.
Gjatë ditëve të kaluara, pamjet e kapura nga gazetarët e “GazeteMagazin” shfaqnin çiftin në gjendje mjaft të gëzuar. Momentet e tyre romantike dhe të qeshura në ujë u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Vëmendjen më të madhe në këto fotografi e mori forma fizike e Ebru Şahin. Muskujt e saj të barkut dhe pamja e saj mjaft fit e natyrale morën komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e lavdëruan aktoren për kujdesin e veçantë që tregon ndaj linjave trupore.
/Prive By Liberta Spahiu