Pas një mungese të gjatë nga YouTube, Rinori dhe Njomza janë rikthyer me një video të re.
Çifti i njohur i rrjeteve sociale kishte rreth tre vjet pa publikuar përmbajtje të re në kanalin e tyre, ndërsa rikthimin e kanë bërë duke hapur një kapitull të ri edhe në jetën e tyre.
Në videon e publikuar, Rinori dhe Njomza kanë ndarë me ndjekësit hapësirat e banesës së tyre të re, duke treguar pjesë të ambientit dhe ndryshimet që kanë bërë.
Por duket se kjo video nuk do të jetë vetëm një paraqitje e rastësishme pas kaq shumë kohësh. Dyshja ka paralajmëruar se synon t’i rikthehet aktivitetit dhe të jetë më e pranishme me përmbajtje të reja në vazhdim.
Rinori dhe Njomza kanë qenë prej vitesh një prej çifteve të njohura në rrjetet sociale, ku kanë ndarë me publikun momente nga jeta e tyre në çift dhe familjare.
Rikthimi vjen pak para se të bëhen plot tre vjet nga periudha kur kishin publikuar videot e fundit në YouTube. /Prive By Liberta Spahiu


