Mbrëmja e djeshme ka qenë thjesht magjike për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike në Shqipëri, pasi kryeqyteti është elektrizuar totalisht nën ritmet e DJ-it me famë botërore, Black Coffee.
Ky event gjigant, i kuruar deri në detajin më të vogël nga “SONO International”, mblodhi në ambientin e hapur të “Athletic Field” mijëra fansa të cilët kishin nxituar të siguronin një biletë për të mos e humbur këtë eksperiencë unike.
Atmosfera e krijuar ishte e jashtëzakonshme, ku ndërthurja e stilit deep house me tingujt dhe ritmet karakteristike afrikane bëri që të pranishmit të kërcenin pa ndalur nën qiellin e hapur të Tiranës, duke e kthyer këtë natë në ngjarjen kryesore të këtij fillim sezoni.
Publiku përjetoi një udhëtim të vërtetë muzikor plot energji pozitive, duke dëshmuar se kryeqyteti tashmë është kthyer në një stacion të rëndësishëm për eventet e përmasave të tilla ndërkombëtare.
Kujtojmë se pas kësaj mbrëmjeje fantastike në Tiranë, “SONO International” nuk ndalet me kaq, pasi me 11 korrik do të sjellë në Kosovë dyshen e njohur Adriatique me projektin e tyre super të suksesshëm “X”.
Me organizime të këtij niveli dhe me prurjen e emrave më të rëndësishëm të skenës botërore, “SONO International” po vendos një standard të ri në jetën e natës dhe industrinë e argëtimit në rajon, duke u dhuruar të gjithë adhuruesve të muzikës kujtime që do të mbahen mend vërtet gjatë. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


