Këngëtari i njohur dhe i mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri, po qëndron për një vizitë në rajonin e Kalabrisë në Itali.
Përgjatë këtij udhëtimi me vlera të veçanta kulturore, artisti ka zhvilluar një takim miqësor me figurën e njohur të komunitetit arbëresh, Rina Belluscin, raporton IndeksOnline.
Vizita e tij në tokat arbëreshe dhe takimi me Belluscin sjellin sërish në vëmendje lidhjen e fortë të artit shqiptar me ruajtjen e traditave dhe trashëgimisë sonë historike atje. /Prive By Liberta Spahiu


