Anne Hathaway është përballur me një valë të pazakontë komentesh në rrjetet sociale, pasi disa përdorues kanë ngritur dyshime se barku i saj i shtatzënisë mund të jetë i rremë.
Aktorja 43-vjeçare u shfaq më 9 gusht në premierën e filmit të saj të ri “The End of Oak Street” në Kaliforni, me një veshje që e linte të ekspozuar barkun e rrumbullakosur. Pikërisht pamjet nga tapeti i kuq nxitën diskutime në internet, ku disa persona e krahasuan barkun e saj madje edhe me një protezë.
Hathaway nuk i la pa përgjigje komentet.
Në një video të publikuar në Instagram nga përgatitjet për premierën, ajo shkroi shkurt: “Flokë të rremë, bark i vërtetë”, duke ironizuar kështu drejtpërdrejt pretendimet për shtatzëninë e saj.
Aktorja kishte konfirmuar në qershor se është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin Adam Shulman. Çifti tashmë janë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack. Hathaway ka treguar se kjo shtatzëni erdhi si një surprizë për ta, duke e përshkruar me humor si një shtatzëni të ardhur “në sekondën e fundit”.
Në të kaluarën, ylli i Hollywood-it ka folur hapur edhe për vështirësitë në rrugëtimin drejt amësisë, duke zbuluar se vite më parë kishte përjetuar një abort spontan.
/Prive By Liberta Spahiu


