Gjesti nuk ka ndërmend të ndalet! Pas suksesit me bashkëpunimin “Gasolina” me Dhurata Dorën, ai po bëhet gati për projektin e radhës.
Përmes disa postimeve në Instagram, artisti ka treguar se ndodhet në studio duke punuar për këngën e re.
“Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe ju”, ka shkruar ai krah pamjeve nga studioja.
Për t’ua ëmbëlsuar edhe më shumë pritjen ndjekësve, ai ka ndarë edhe një sekuencë të shkurtër ku dëgjohet pak nga kënga, shoqëruar me vargjet:
“A omël omël mu ma la, un mas teje jom tu lujt krejt jom bo për tralala”
Edhe pse nuk ka zbuluar ende titullin apo datën e publikimit, një gjë është e sigurt: fansat po e presin me padurim!
/Prive By Liberta Spahiu



