Adam22 ka deklaruar se bashkëshortja e tij, Lena The Plug, “e kaloi kufirin” kur hodhi unazën e martesës përpara Drake-ut… megjithatë pranoi se nuk po ia mban inat.
Sipas TMZ, ekipi i tyre e kapi podkasterin në Los Angeles të hënën, ku fotografi e pyeti rreth paraqitjes së Lenës në transmetimin e takimeve “20-vs-1”.
Gjatë këtij spektakli, ylli i filmave për të rritur hoqi unazën e martesës, e përqafoi fort Drake-un dhe i dorëzoi atij një “Hall Pass” (leje) të nënshkruar nga vetë Adam22.
Adam22 tregoi se Lena e kishte paralajmëruar për disa detaje përpara transmetimit… përfshirë edhe fletën e lejes… por pranoi se ndjeu “diçka” në momentin kur ajo hodhi unazën.
Ai gjithashtu zbuloi se çfarë i tha Lenës pas spektaklit, si dhe çfarë pret nga ajo për t’ia kaluar këtë ndjesi (Spoiler: bëhet fjalë për diçka intime).
Përveç kësaj, Adam22 sqaroi edhe situatën me kërkesën e rreme për divorc dhe urdhrin e mbrojtjes të dorëzuar nga një burrë, i cili — sipas tij dhe Lenës — po mashtrohet online (catfish) nga dikush që po paraqitet si Lena.
Siç duket, drama dhe protokollet jozakonshme mbeten kryefjala e këtij çifti. /Prive By Liberta Spahiu
@tune_innnn She said Adam who.. #adam22 #adam22nojumper #lenatheplug #drake #draken ♬ original sound – Tune_In


