Pjesa e dytë e gushtit mund të sjellë një energji ndryshe për disa shenja të horoskopit. Sipas interpretimeve astrologjike, ndryshimet mund të lidhen me punën, financat, marrëdhëniet apo me një vendim që është shtyrë prej kohësh.
Demi
Për Demin, ditët në vazhdim mund të sjellin lëvizje në çështjet praktike dhe financiare. Një mundësi e re në punë, një propozim apo një ide që më parë dukej e parëndësishme mund të marrë tjetër peshë. Këshilla është të mos refuzohet menjëherë ajo që del jashtë planeve të zakonshme.
Luani
Muaji i ditëlindjeve vazhdon t’i mbajë Luanët në qendër të vëmendjes. Për disa prej tyre, ndryshimi mund të vijë përmes një vendimi personal: një fillim i ri, shkëputja nga diçka që nuk funksionon më ose një mundësi që kërkon më shumë guxim. Ditët e ardhshme favorizojnë iniciativën.
Akrepi
Për Akrepin, ndryshimi mund të vijë atëherë kur pritet më së paku. Një bisedë, takim apo lajm mund të ndryshojë mënyrën se si e shohin një situatë të caktuar. Në aspektin profesional, mund të rikthehet edhe një mundësi që më parë nuk ishte realizuar.
Ujori
Ujorët mund të gjenden përballë një zgjedhjeje mes asaj që është e sigurt dhe një rruge të re. Astrologjia e kësaj periudhe i shtyn të dalin nga rutina dhe të mos i shmangen ndryshimit vetëm nga frika e së panjohurës.
Sigurisht, astrologjia nuk parashikon me siguri atë që do të ndodhë. Por për këto katër shenja, pjesa e mbetur e gushtit interpretohet si një periudhë ku mundësitë e reja ia vlen të shihen me më shumë vëmendje. /Prive By Liberta Spahiu.


