Përplasja mes boksierit Amarildo Bakaj dhe ish-fituesit të Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, duket se nuk ka të ndalur.
Tensioneve mes dy protagonistëve u është shtuar sot një tjetër “kapitull”, pasi Amarildo nuk ka hezituar ta thumbojë sërish hapur Drilonin në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, Amarildo ka shpërndarë një video ku shfaqet i rrethuar nga mbështetësit dhe me brezat e tij të kampionit, ndërsa ka bashkangjitur dhe disa foto/video të Drilonit dhe krah postimit ka shkruar fjalët thumbuese:
“Shqipëria e madhe ka nxjerrë gjithmonë luana, ka doli mor ky kshtu?”
Ky reagim vjen pas deklaratave të mëparshme dhe përplasjeve verbale që kanë shoqëruar dyshen në publik. Tani që provokimi i radhës është bërë publikisht në rrjete sociale, vëmendja e ndjekësve të boksit është përqendruar e gjitha te reagimi i Drilonit.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një kundërpërgjigje të menjëhershme nga ana e Drilon Ramës dhe, mbi të gjitha, nëse këto përplasje virtuale do të kurorëzohen përfundimisht me një përballje direkte mes tyre brenda ringut! /Prive By Liberta Spahiu