Më 13 gusht, ditën e djeshme DJ Gimbo, festoi 26-vjetorin e lindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ndau një mesazh falënderues për të gjithë mbështetësit e tij, duke shprehur mirënjohjen për rrugëtimin e deritanishëm.
Ai tregoi gjithashtu se këtë ditëlindje po e feston tashmë i kompletuar, pranë partneres së tij Selinës, dhe njerëzve më të dashur.
View this post on Instagram
Kjo ditë u shoqërua me urime të shumta nga miqtë dhe fansat, por ai që tërhoqi vëmendjen ishte urimi i Gjestit.
Në urimin e tij në rrjetet sociale, Gjesti shkroi: “Urime baba ktu! Edhe shumë tjera bashkë, edhe shumë tjera afër familjes, edhe shumë tjera me suksese”.
Urimi i ngrohtë i Gjestit mori vëmendjen e ndjekësve, duke reflektuar raportin e afërt shoqëror dhe profesional mes të dyve.

Gjithashtu një urim publik nuk kishte se si të mungonte as nga Selin, e cila ndau fjalët më të ëmbla në urimin e saj.
/Prive By Liberta Spahiu



