Reperi i njohur, Getinjo, ka reaguar së fundmi ndaj një lajmi të rremë që po qarkullon në rrjetet sociale, ku pretendohet se ai ka hapur kazinon e tij online dhe po dhuron shpërblime për lojtarët.
Sipas këtij publikimi, lojtarëve u ofrohen shpërblime prej 1 mijë e 500 eurosh, si dhe 250 “free spins”.
Getinjo e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke e shpërndarë publikimin në Instagram Story, të cilin e ka shoqëruar me mesazhin e shkurtër: “Report ju lutem”.
Me këtë reagim, reperi ka bërë të qartë se nuk qëndron pas një oferte të tillë, ndërsa ndjekësve u ka bërë thirrje që ta raportojnë këtë faqe.
Reagimi i tij vjen si një paralajmërim për fansat që të jenë të kujdesshëm ndaj publikimeve të tilla dhe të mos besojnë oferta që përdorin emrin e tij pa konfirmim zyrtar. /Prive By Liberta Spahiu



