Roela, e cila është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë, ka kaluar disa ditë mjaft të vështira e me emocione të trazuara. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit sprovën shëndetësore që kaloi vajza e saj 9-muajshe, Siela, e cila u desh të spitalizohej për shkak të një virusi.
Në mesazhin e saj prekës, Roela tregoi sfidën e dyfishtë që përjetoi, duke qenë se shtatzënia ia vështirësonte mundësinë për ta mbajtur të bijën në krahë ashtu siç do të donte.
Ajo u shpreh se ishte hera e parë që vogëlushja sëmurej dhe ta shikonte atë me serum kishte qenë një përvojë e rëndë për çdo prind, por theksoi se në situata të tilla nënat kthehen në heroina të vërteta për fëmijët e tyre.
Përveç rrëfimit, Roela publikoi edhe disa imazhe familjare.
Në foto shihet bashkëshorti i saj, Vedati, teksa qëndron i shtrirë pranë të bijës për t’i dhënë mbështetje dhe dashuri, si dhe vetë Siela e cila, me gjithë fashën e serumit në dorë, dhuron buzëqeshje ëmbëlsie për kamerën. “Mami dhe babi të duam pafund”, ka shkruar ajo mbi foton familjare.
Më tej, ajo shprehu edhe një shqetësim personal lidhur me pakujdesinë e njerëzve që nuk lajmërojnë kur janë të sëmurë për të shmangur kontaktin me fëmijët e vegjël.
/Prive By Liberta Spahiu