Pas një periudhe të gjatë, Indri Shiroka ka vendosur të flasë sërish për Vanesën, me të cilën u njoh dhe ndau rrugët gjatë reality show-t “Ferma VIP 3”. Çifti, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut me historinë e tyre, përfundoi marrëdhënien gjatë një prej prime-ve live pas daljes së Vanesës nga ferma.
I pyetur së fundmi nga ndjekësit në rrjetet sociale nëse do të pajtohet me të, Indri u shpreh se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë armiqësi.
“Unë s’jam prishur kurrë me të! Vazhdoj ta ndjek dhe t’i dëshiroj të gjitha të mirat e kësaj bote, siç i meriton!” deklaroi ai, duke sqaruar raportin e tij me ish-partneren.
Ndarja e tyre në spektakël shoqërohej me debate të shumta, pasi Indri pati deklaruar atëherë se gjatë ditëve pa të kishte ndjerë liri dhe jo mungesë. Në letrën që i lexoi publikisht Vanesës, ai i pati thënë: “Nuk jam i duhuri për ty, ti meriton dikë që të do ashtu si ti mua”, duke i dhënë fund romancës.
Nga ana tjetër, pas daljes nga ferma, Vanesa pati zbuluar se kishin zhvilluar një takim në “Post Ferma VIP”, por u shpreh e zhgënjyer nga Indri. Megjithatë, deklarata e fundit e Indrit tregon se, pavarësisht sqarimeve dhe zhgënjimeve të kaluara, ai vijon të ruajë konsideratë pozitive për të.
/Prive By Liberta Spahiu



