Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Koment për Koment” të emisionit tonë, Prive by Liberta Spahiu.
Gjatë kësaj interviste, ai u përball hapur me komentet, pyetjet dhe opinionet e ndjekësve të tij, muaj pas përfundimit të rrugëtimit në reality show.
Pjesë e diskutimit u bë edhe një koment nga një mbështetës i tij, i cili shkruante: “E ke merituar fitoren, kthehu prapë në Big se ta kanë bërë me hile”.
Ludo nuk hezitoi të shprehte bindjen e tij të plotë se triumfi i takonte atij, duke theksuar se kishte dhënë gjithçka nga vetja brenda shtëpisë.
“E kam merituar plotësisht, sepse si produkt kam dhënë shumë vlera dhe plotësisht e kam merituar si në pjesën e nominimeve, ashtu edhe në lojë,” u shpreh ai.
Lidhur me mundësinë e një rikthimi në një format të tillë, ish-banori deklaroi se e konsideron veten si një personazh mjaft të fortë televiziv që ka lënë gjurmë te publiku. Ai tha se ndonëse në Kosovë figura e tij mund të jetë konsumuar për momentin, në Shqipëri mbetet ende një opsion i hapur dhe mjaft interesant.
“Kam qenë produkt shumë i fortë. Besoj që publiku ka qejf me parë Big Brother ‘Ludo Lee 2’. Në Kosovë u konsumua, por në Shqipëri ndoshta po,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se nëse i vjen oferta për Big Brother VIP Albania, do ta merrte me shumë dëshirë parasysh.
/Prive By Liberta Spahiu


