Zhvillime të reja kanë ardhur në lidhje me videot intime të regjistruara në ambientet private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh po qarkullojnë në rrjet.
Sipas A2 CNN, këngëtarja e njohur Eli Fara është paraqitur në polici dhe ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rastin.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se Fara ka deklaruar se nuk kishte dijeni për praninë e kamerave në banesën e Hilës. Në dëshminë e saj, ajo është shprehur gjithashtu se, sipas saj, Adrian Hila nuk është personi që i ka shpërndarë videot.
Ky zhvillim vjen pasi edhe vetë Hila është marrë në pyetje nga grupi hetimor i Krimeve Kibernetike. Sipas A2 CNN, ai ka deklaruar se kamerat brenda dhe jashtë banesës i kishte vendosur që në vitin 2022 për arsye sigurie dhe se ato funksiononin online, pa memorie për ruajtjen e pamjeve.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar se si materialet kanë përfunduar në internet dhe kush qëndron pas shpërndarjes së tyre. /Prive By LS


