Modelja e njohur Angela Martini i është përgjigjur publikisht kritikave dhe aludimeve në rrjetet sociale, pas reagimeve të shumta që nxiti një fragment i saj prej vetëm 40 sekondash.
Përmes një postimi të detajuar në InstaStory, ajo ka sqaruar të vërtetën rreth rrugëtimit të saj shpirtëror dhe studimit të Kabalës, duke hedhur poshtë pretendimet për konvertim fetar apo anëtarësim në sekte.
Angela bëri të ditur se ky nuk është një veprim i bërë për të tërhequr vëmendjen, pasi udhëtimi i saj ka nisur prej kohësh.
Ajo sqaroi se ka filluar ta studiojë Kabalën që në vitin 2012 dhe e ka vazhduar atë për gjashtë vjet me radhë, pa ndryshuar fenë dhe pa u bërë pjesë e asnjë grupi radikal. Sipas saj, përpjekja për të krijuar një histori të tërë nga një video e shkurtër nuk reflekton realitetin e kërkimit të saj personal.
Në reagimin e saj, modelja nëvizoi se eksplorimi i fushave si astrologjia, Meditimi Transcendental apo Kabala lidhet vetëm me zhvillimin e vetëdijes dhe fuqinë e mendjes. Ajo theksoi se të studiosh një traditë shpirtërore nuk do të thotë të konvertohesh në Judaizëm dhe as nuk përbën një deklaratë politike, duke siguruar ndjekësit se mbështetja e saj shkon gjithmonë për njerëzit dhe fëmijët e pafajshëm në mbarë botën.
Angela tregua e prerë edhe ndaj atyre që zgjedhin të reagojnë me zemërim në vend që të kërkojnë kontekstin e plotë.
Ajo kujtoi se parimi i saj i parë është të mos besojë kurrë asgjë verbërisht, por ta vërë në dyshim dhe ta përjetojë vetë për të zbuluar të vërtetën. Postimi u përmbyll me mesazhin se përsëritja e supozimeve nuk i shndërron ato në fakte dhe se ajo vetë zgjedh të qëndrojë e informuar. /Prive By Liberta Spahiu