Një befasi e bukur ka ardhur nga ish-moderatorja Erna Geci, e cila është bërë nënë për herë të parë.
Geci ka ndarë lajmin e veçantë përmes Instagramit, ku është shfaqur së bashku me bashkëshortin e saj, Agon Asllani, dhe vogëlushen e tyre të porsalindur.
Ajo që e ka bërë lajmin edhe më surprizues është fakti se Erna kishte zgjedhur ta mbante larg syrit të publikut pritjen e ëmbël, duke mos zbuluar më herët shtatzëninë në rrjetet sociale.
“Dhe ashtu, e gjithë bota jonë ndryshoi përgjithmonë. Dashuria jonë më e vogël, bekimi ynë më i madh”, ka shkruar ajo krahas fotografive, duke zbuluar edhe emrin e vajzës: Kaia Asllani.
Erna dhe Agoni kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë disa vite më parë. Tashmë, çifti ka nisur një kapitull të ri të jetës me ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë.
Erna Geci është një emër i njohur për publikun kosovar edhe nga ekrani, pasi më herët ka qenë e angazhuar si prezantuese televizive.
Në fotografinë e parë familjare, Erna dhe Agoni shfaqen pranë vogëlushes Kaia, duke ndarë me ndjekësit një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tyre. /Prive By Liberta Spahiu


