Aktorja Olta Gixhari nga eventi ‘Genesis’ i Taynës ndaloi për mikrofonin e Prive By Liberta Spahiu. Ajo e pranoi se ‘Muza’ është ndër projektet e saj të preferuara nga artistja.
Pashmangshëm, Olta u pyet edhe për eksperiencën në Big Brother VIP Kosova, aty ku u angazhua si opinioniste për dy sezone rresht.
E pyetur për mundësinë e rinovimit të kontratës edhe për sezonin e tretë, që do ta bënte më jetëgjatën në këtë kolltuk, Gixhari deklaroi:
“Se di a duhet ta them por po. Unë jam e mirëpritur aty pa diskutim. Besoj jo vetëm nga stafi i brendshëm i produksionit, Big-ut, Klan Kosovës të cilët më kanë bërë ftesë për herë të dytë, e ndoshta edhe për herë të tretë por edhe nga publiku”.
E pyetur nëse do donte ta përjetonte këtë eksperiencë me Leonorën sërish, pas raportimeve se ato janë hequr nga Instagrami, Olta pati një përgjigje diplomatike.
“Patjetër që do të doja. Është një zonjë, është një grua shumë e mençur, një grua shumë e fortë, një artiste shumë e mirë”, deklaroi Olta.
Ajo u pyet edhe përse nuk ndiqet pra me të në rrjete sociale.
Videoja e mëposhtme sjell detajet e plota.


