Shtëpia e familjes së reperit të njohur Don Xhoni kishte festë të madhe këtë të shtunë.
Vëllai i tij, Leonardi, i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore që bëri bashkë familjarë, miq e të ftuar të shumtë për të festuar këtë ditë të veçantë.
Për ta çuar atmosferën në kulm u kujdes këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Fatmira Breçani.
Siç di të bëjë vetëm ajo, këngëtarja e kthye mbrëmjen në një festë të jashtëzakonshme, ndërsa pamjet nga dasma ‘pushtuan’ me shpejtësi rrjetet sociale.
Mes shumë momenteve festive, një video e veçantë me Don Xhonin u bë menjëherë virale.
Teksa i këndonte reperit, Fatmira Breçani improvizoi disa vargje me humor lidhur me statusin e tij:
“O Don Xhoni pa martue, shit Rolex-in gjaje ni grue”.
Këto vargje morën edhe përgjigjen me batutë gjatë këngës: “Unë Rolex-in nuk e shes, ja e gjaj ja do t’vdes, se ja lujte ment e kres”.
Ky moment u bë viral në rrjet duke u konsideruar si një nga dedikimet më të veçanta. /Prive By Liberta Spahiu