Alice Maselli, ish-partnerja e finalistit të Big Brother VIP Kosova 4, Klodit, është bërë qendra e vëmendjes në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje në TikTok me partnerin e saj të ri.
Publikimi nxiti reagime të menjëhershme nga ndjekësit, ku një prej tyre e kritikoi hapur duke i shkruar se u dashurua tepër shpejt përsëri.
Kjo kritikë nuk ka kaluar pa një përgjigje nga vetë Alice, e cila ka vendosur të sqarojë situatën përmes një mesazhi të gjatë e të sinqertë. Ajo ka theksuar se kanë kaluar tashmë disa muaj nga përfundimi i lidhjes së saj të mëparshme dhe se njerëzit nuk mund të zgjedhin se kur apo si lindin ndjenjat. Ndër të tjera, ajo u shpreh falënderuese që zoti i dha forcën për të rihapur zemrën pas periudhës së vështirë që ka kaluar.
Pavarësisht se nuk e ka përmendur emrin e Klodit në mënyrë të drejtpërdrejtë, nënteksti i reagimit të saj lidhet qartë me historinë e tyre të kaluar.
Alice ka bërë të ditur se ka zgjedhur me vetëdije të ruajë heshtjen dhe dinjitetin, duke u shprehur:
“Me zgjedhjen time kam shmangur gjithmonë të flas, por ju siguroj se në atë situatë, të kesh forcën të ecësh përpara me pjekurinë që pata unë dhe pa baltosur askënd, nuk është diçka që mund ta bëjë kushdo.”
Ajo u ka kërkuar ndjekësve të shmangin spekulimet dhe gjykimet kur nuk e dinë të vërtetën e ngjarjeve, duke lënë të kuptohet se nuk është ajo personi që duhet të marrë kritikën e publikut:
“Nuk mendoj se jam unë personi që duhet të komentoni. Më lini të jetoj jetën time në paqe.”
Kjo nuk është hera e parë që Alice detyrohet të reagojë publisht ndaj ndjekësve.
Javë më parë, ajo ka reaguar pasi ndjekësit i kishin dërguar foto të Klodit dhe Elijonës. Përmes një komenti në llogarinë e saj, Alice ka reaguar duke kërkuar që kjo situatë të marrë fund menjëherë: “Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit,” ka shkruar ajo publikisht.
/Prive By Liberta Spahiu