Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të veçantë, ku shihet duke u nderuar me një mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas mirënjohjes së publikuar nga Tahiri, ai është vlerësuar për kontributin e çmuar në mbështetje të kategorive të dala nga lufta, veçanërisht të veteranëve të UÇK-së, si dhe për angazhimin e tij humanitar dhe promovimin e vazhdueshëm të vlerave të luftës çlirimtare dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
Mirënjohja, e datës 16 korrik 2026, i është ndarë nga Dega e OVLUÇK-së në Ferizaj, si vlerësim për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite.
Tahiri ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit e tij, duke treguar kështu një tjetër vlerësim që i është bërë për angazhimin e tij në mbështetje të veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


