Tashmë e disa ditë është bërë e ditur se duo-ja e famshme e muzikës elektronike, ANOTR, do të zbarkojë për herë të parë në Shqipëri.
Lajmi për ardhjen e tyre ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm te adhuruesit e muzikës, duke e kthyer këtë ngjarje në njërën nga më të përfolurat e kësaj vere.
Më 29 gusht, Sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të shndërrohet në epiqendrën e festës.
Publiku është gati për të përjetuar një natë të vërtetë magjike nën ritmet e artistëve që kanë sunduar skenat ndërkombëtare gjatë gjithë sezonit veror.
Dyshja që qëndron pas hiteve më të nxehta të kësaj vere premton një performancë elektrizuese dhe një atmosferë të paharrueshme për të gjithë pranishmit.
Ethet e organizimit po ndjehen kudo në kryeqytet, ndërsa numërimi mbrapsht për mbrëmjen e madhe tashmë ka filluar.
/Prive By Liberta Spahiu